Stafi ynë


stafMikpritësit tuaj.

Stafi ynë është i çmuar. Ata janë buzëqeshja, sytë dhe duart e Hotel Union. Ne jemi krenarë për këdo dhe secilin prej tyre. Të gjithë pjesëtarët e stafit tonë janë shqiptarë profesionistë. Ata shërbejnë 24 orë në ditë, gjatë 365 ditëve të vitit. Motivi i secilit prej punëtorëve të stafit është përjetimi pozitiv dhe mirëqenia e vizitorëve tanë.

Çfarë do të gjeni të veçantë në lidhje me stafin tonë është jo vetëm thjeshtësia e tyre, por fakti se ata do të jenë të padukshëm kur ju dëshironi të qëndroni vetëm dhe do t’ju gjenden pranë kur të keni nevojë për ta. Do të vini re që janë të buzëqeshur dhe duke ju asistuar ditë e natë.

Ekipi ynë e di se klienti është prioriteti ynë dhe ja pse respekti dhe vlerësimi i udhëheqin në gjithë kujdesin që tregojnë. Ky është misioni i tyre.

Disa prej tyre kanë qenë me ne që nga fillimi i hotelit. Ata njohin çdo kënd dhe çdo detaj të vogël. Anëtarët e stafit tonë janë krijuesit e atmosferës së përgjithshme, të mikpritjes dhe të shërbimit tonë. Ata i shtojnë vlerë shpirtërore dhe trashëgimi hotelit.

Në sajë të stafit, ne jemi krenarë ta konsiderojmë veten mikpritësit tuaj.