Bari & Restoranti


bar-restorant-hotel-unionDruri!
Ky është materiali me të cilin do të vini re që është “veshur” bari dhe restoranti, që nga dera kryesore deri te banaku, nga kollonat dhe tavolinat. Jo pa qëllim. Tendenca e njeriut vazhdon ta kërkojë lidhjen me natyrën, jo vetëm jashtë, por edhe brenda mureve. Shijet e trashëguara klasike janë inkorporuar në një stil të prekshëm dhe bashkëkohor.

Tryeza!
Pranë saj ulemi për një gotë të dashur ose për ushqim të shijshëm. Por mbi të gjitha rreth saj mblidhemi me shokët, familjarët dhe të afërmit. Të ulur në kolltukun e butë ju do të përjetoni ndjesinë e veçantisë, por edhe sensin e përkatësisë, sikur ka qenë pjesë e juaja prej kohësh. A nuk është ky një emocion i bukur? Ndërsa shijoni kafenë e nxehtë ose një pije freskuese, ju do të dëshironit ti ndani këto momente në një bisedë miqësore me të njohurit tuaj, ose ta shijoni çastin i shkëputur nga të tjerët, duke u përhumbur në peizazhin e mendimeve tuaja.

Gëzuar!
Është koha për të mbushur një gotë tjetër dhe për të festuar.
Gëzuar përsëri!
… këtu në barin dhe restorantin e Hotel Union!