Një kopsht i gjelbër


green-gardenKopshti ynë i gjelbër përpara hotelit krijon një ambient të qetë dhe paqësor. Ju mund të uleni të relaksuar dhe të shijoni pijen tuaj të preferuar, të lexoni gazetën, të shkruani në laptopin tuaj ose të bisedoni me miqtë. Bari i gjelbër do të jetë dyshemeja juaj natyrore dhe pemët tona me gjelbërim të përhershëm do t’ju bëjnë shoqëri. Për shkak se ne e dimë që klientët tanë e duan natyrën, planifikuam krijimin e këtij kopshti dhe vazhdojmë ta mbajmë të tillë. Është thjesht e natyrshme që në një ditë me diell klientët tanë duan të dalin nga ambientet e brendshme dhe të shijojnë peizazhin e gjelbërt.

Kopshti është i përkryer për njerëz të ndryshëm; ata që duan rrezet e diellit do ta gjejnë atë një vend të këndshëm, ata që preferojnë të qëndrojnë në hije do të hyjnë dhe të ulen në gazebot tona prej druri, ndërsa fëmijët të cilëve u pëlqen të luajnë në barin e blertë do të lodrojnë në këtë vend të gëzueshëm.

Hotel Union nuk është vetëm vendi i ngrohtë ku ju do të doni të qëndroni gjatë dimrit të ftohtë, por edhe kopshti i freskët e i gjelbër gjatë verës së nxehtë.