Rreth Hotel Union


about-hotelNëse planifikoni të shkoni në Kamëz, pranë Tiranës, dhe po mendoni ku të qëndroni, atëherë zgjedhja juaj e parë do të jetë Hotel Union. Pozicioni është strategjik, pranë Bulevardit Blu. Në drejtim të jugut rruga ju çon në Tiranë dhe Durrës, kurse në drejtim të veriut rruga ju çon në aeroportin e Rinasit dhe në gjithë veriun e Shqipërisë.

Ju do të ndiheni si në shtëpi. Përjetimi i parë i natyrshëm i klientëve tanë është mirëseardhja e ngrohtë që u jepet. Kjo është arsyeja pse ata vazhdojnë të vijnë te ne, që nga lindja e hotelit tonë në vitin 2003.

Kopshti ynë çlodhës, gazebot e rrethuara nga gjelbërimi, bari dhe restoranti, dhomat teke dhe dopio, mini suitat, lidhja wireless e internetit, ambientet ku ndalohet duhani, parkingu pranë hotelit, shërbim taksi pranë nesh kur është e nevojshme, dhe shërbimi vajtje-ardhje në aeroportin e Rinasit do ta bëjnë qëndrimin tuaj në Hotel Union të këndshëm dhe të kënaqshëm.

 

Filozofia jonë
Ambicia dhe pasioni ynë është dhe do të jetë kënaqësia e mysafirëve dhe klientëve tanë. Ne jemi të përkushtuar që të jemi zgjedhja e parë për akomodim në zonën e Kamzës.
Provoni të vini tek ne dhe do të mbeteni të kënaqur. Lejoni që Hoteli Union t’ju japë një eksperiencë të paharruar.

Mirë se vini! Ju nuk keni nevojë të trokisni. Dera jonë është gjithmonë e hapur për ju.