Shtëpia juaj e dytë


Rooms-circle

Kur njeriu mendon fjalën “hotel” i shkon në mendje fjetja ose gjumi. Në hotelin tonë gjumin do të mund ta bëni të qetë dhe çlodhës në:
1. Dhoma teke.
2. Dhoma dyshe (dopio).
3. Mini suita.

Dhomat dhe mini-suitat e hotelit jane dizenjuar dhe azhornuar me thjeshtësi dhe ngrohtësi, për t’ju lehtësuar përqendrimin dhe t’ju lejojnë të relaksoheni.

Kushtet e dhomave
Në mobilimin e çdo dhome do të gjeni:
• Krevat
• Dollap
• Komodinë
• Ajër të kondicionuar
• Tryezë
• Karrike
• Telefon
• Televizor
• Tualet
• Ujë të ngrohtë
• Dush
• Pasqyrë
• Ndriçim cilësor
• Ajrosje e rregullt
• Dritare dhe perde
• Ballkon (në shumicën e dhomave)

Ndriçimi i diellit
Dritarja ose ballkoni i shumicës së dhomave është me drejtim nga lindja ose perëndimi, keshtu që dielli është i pranishëm të paktën në njërën gjysmë të ditës.

Higjiena
Pastërtia, rregulli dhe ajrosja janë pjesë e vazhdueshme e pandarë në këndin e çdo dhome. Stafi ynë kujdeset në mënyrë të veçantë për këtë.

Lavanderia
Sipas kërkesës dhe nevojës tuaj, përveç teshave të dhomës, si peshqirë, çarçafë, jastëkë e batanije, ne mund të kujdesemi edhe për larjen dhe hekurosjen e rrobave tuaja personale. Thjesht kërkoni për këtë.

Shërbimi i dhomës
Shërbimi në dhomë do të jetë i pranishëm nëse ju kërkoni për të.